Unë jam studiues i teorisë politike në ndjekje të studimeve për gradën doktor shkence në Departamentin e Shkencave Politike të Northwestern University në SHBA, ku edhe punoj si asistent. Interesimet e mia akademike janë të përqendruara sidomos tek Idealizmi Gjerman (Kanti dhe Hegeli), Filozofia e Gjuhës, Teoritë Bashkëkohore të Demokracisë, Filozofia Politike Bashkëkohore Kontinentale, Mendimi Politik i Modernitetit të Hershëm Europian (Hobbes, Locke, Rousseau, Bodin), Mendimi Politik i Republikës së Vajmarit(Schmitt, Strauss, Arendt, Heidegger, Benjamin, Kantorowicz) si dhe Kritika e Kapitalizmit (Marx dhe të tjerë). Disertacioni im i doktoratës bën fjalë për nocionin e gjykimit politik në traditën filozofike të Idealizmit Gjerman. Jam poashtu i interesuar në histori intelektuale shqiptare, sidomos në mendimin politik të artikuluar nga intelektualët shqiptar në Kosovë gjatë periudhës 1960-1999. Në këtë drejtim, jam duke punuar në një monografi studimore-kritike mbi mendimin politik të Ukshin Hotit. Mendimet e mia mbi aktualitetet politike e shoqërore mund t'i gjeni tek rubrika e kolumneve e Gazetës Jeta në Kosovë (www.gazetajnk.com).
Nuk ka komente:
Posto një koment